Ja disa nga pritshmëritë për Sony Xperia Z4

Teknologji

Ja disa nga pritshmëritë për Sony Xperia Z4

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 09:02

Sony Xperia Z3 ka vetëm dy muaj që ka dalë, por duket se versioni i ardhshëm nuk do të vonojë dhe shumë. Raporte të ndryshme kanë hedhur supozime mbi specifikat e tij. Sipas një raporti nga uebfaqja teknologjik AndroidOrigin, Sony Xperia Z4 do të ketë një ekran 5.5 inç me rezolucion QHD 2560 x 1440 dhe procesor Qualcomm 2.8GHz octa-core Snapdragon 810 CPU i dizenjuar me një çip 64 bit. Raporti nuk përmendi sistemin operativ, por ai pritet të jetë Android Lollipop 5.0.

Si RAM-i ashtu dhe memoria do të kenë një përmirësim krahasuar me versionin e mëparshëm, Xperia Z4 do të vijë me 4GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme. Thuhet se kamera do të ketë të njëjtin rezolucion si Z3, pra 20.7 megapixel me sensor Exmor RS CMOS. Xperia Z4 do të jetë smartfoni i cili nuk do të ketë LTE Cat.6 dhe Bluetooth 4.1. Nuk ka ende informacion përsa i përket disponueshmërisë apo çmimit të Xperia Z4. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat