Apple do ti bashkohet aleancës NGMN për zhvillimin e rrjeteve 5G

Teknologji

Apple do ti bashkohet aleancës NGMN për zhvillimin e rrjeteve 5G

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 00:15

Sipas aleancës së gjeneratës së ardhshme të rrjeteve mobile (NGMN), Apple i është bashkuar grupit dhe shpreson të jetë një nga kompanitë që do të luajnë rol kyç në vendosjen e standardit për rrjetet 5G. Aleanca NGMN u themelua nga operatorët në vitin 2006 për tu siguruar se gjeneratat e rrjeteve të ardhshme dhe pajisjet do tu përshtateshin kompanive.

Muajin shkurt, drejtorët teknikë të operatorëve nga 19 kompani u takuan në Barcelonë për të diskutuar rreth kërkesave të mbulimit 5G. Disa operatorë mobil dhe prodhues pajisjesh të rrjetit tashmë janë duke testuar 5G-në. Në muajin maj të 2013, Samsung tha se ka arritur rezultate 1 Gbps gjatë testimeve.

Kompania tha se duheshin 64 antena për të arritur këtë rezultat. Po ashtu mendohet se rrjetet 5G do të jenë të gatshme për përdorim komercial brenda 2020. Me shpejtësitë 5G, një film mund të shkarkohet dhe vendoset në telefonin tuaj për më pak se 1 sekond.

Përveç Apple, kjo aleancë mirëpriti edhe dy anëtarë të rinj, kompaninë holandeze Ziggo dhe Universitetin e Pekinit në Kinë. Për më tepër Vodafone njoftoi se do të zgjeronte më shumë partneritetin me Universitetin e teknologjisë në Dresen të Gjermanisë për të testuar 5G-në. Partnerët po ashtu do të këshillojnë rreth standardeve të rrjeteve 5G. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat