Microsoft zbulon emrin “Windows TH” në faqen e re të versionit testues

Teknologji

Microsoft zbulon emrin “Windows TH” në faqen e re të versionit testues

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 23:24

Microsoft pritet të emërojë Windows javën e ardhshme, por kompania aksidentalisht ka listuar “Windows TH” në faqen e vet gjatë ditës së shtunë. Windows TH mund të jetë Windows Threshold, që është emri kodues i asaj që shumëkush pret të bëhet Windows 9.

Në një faqe “Vëzhgimi Teknik i Windows-it për Ndërmarrje”, Microsoft e liston emrin Windows TH, së bashku me hollësi për “versionin e ardhshëm të sistemit operativ Windows”. Derisa Microsoft pritet të tregojë hollësi për Windows Threshold gjatë të martës në një ngjarje në San Francisko, kompania nuk pritet ta lëshojë një version testues të sistemit operativ deri në fillim të muajit tetor. Emri Windows TH është një mbajtës i vendit, ose mund të tregojë që kompania nuk është gati që ta emërojë plotësisht versionin e vet të ardhshëm të Windows-it.

Zbulimi i hershëm i faqes Technical Preview nga Microsoft sugjeron po ashtu që kompania mund të jetë duke u përgatitur për ta lëshuar këtë version në fillim të javës së ardhshme, pak kohë pas ngjarjes. Ka disa lidhje që çojnë tek faqet “çfarë ka të re për profesionistët e IT-së”, por faqet duket që ende nuk ekzistojnë. Windows Threshold Preview pritet të përfshijë një meny të re Start, një qendër njoftimesh, një veçori për desktopët virtualë dhe disa ndryshime në ndërfaqen e përdoruesit në desktop.

Microsoft po ashtu pritet ta lëshojë një “Program për Vëzhgim të Brendshëm të Windows-it” që do t’iu ofrojë entuziastëve dhe profesionistëve të IT-së paraqitjen e ndërtimeve më të fundit që bëhen në Windows Threshold posa ato të jenë në dispozicion, duke ua mundësuar kështu atyre që të japin reagime për ndryshimet dhe veçoritë. (PCWorldAlbanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat