Lansohet zyrtarisht kamera GoPro Hero4 (Video)

Teknologji

Lansohet zyrtarisht kamera GoPro Hero4 (Video)

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 18:34

Javën e kaluar janë shfaqur disa imazhe të kamerës GoPro Hero4 e cila në atë kohë ende nuk ishte zyrtarizuar, por tani ky modeli është zyrtarisht prezantuar nga kompania GoPro.
GoPro Hero4 vjen në dy versione Hero4 Black dhe Hero4 Silver të cilat do të jenë në dispozicion për të blerë nga muaji e ardhshëm, respektivisht nga 5 tetori. GoPro Black Hero4 do të ketë çmimin rreth 370 funta ndërsa GoPro Silver Hero4 290 funta.

GoPro Hero4 Black e ka mundësinë të marrë video 4K në 30 korniza (frames) për sekondë dhe llogaritet si kamera “GoPro më e avancuar ndonjëherë,” posedon procesorë më të shpejtë, duke ofruar dyfishin e shpejtësisë nga Hero3 dhe e përmirësuar në cilësinë e imazheve nga 15fps në 30fps për videot 4K. Rezolucioni i GoPro Hero4 Black është 4K në 30fps, 2.7K në 50fps, 1440p në 80fps, 1080p në 120fps, 960p në 120fps, dhe 720p në 120fps. Ky model përmban lidhjet Wireless dhe Bluetooth, si dhe parametrat e ekspozimit natën.

Kurse GoPro Hero4 Silver për fat të keq nuk ofron Video 4K në 30fps por vjen i pajisur me ekranin më prekje i cili ofron navigim më të lehtë në menytë dhe karakteristikat e kamerës. GoPro Hero 4 Silver e ka mundësinë të marrë video 4K vetëm nga 15fps, 2.7K në 30fps, 1440p në 48fps, 1080p në 60fps, 960p në 100fps, dhe 720p në 120fps.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat