Microsoft e lëshon Xbox One në Kinë

Teknologji

Microsoft e lëshon Xbox One në Kinë

Më: 29 shtator 2014 Në ora: 18:27

Konsola më e re e lojërave të Microsoft, Xbox One tani ka debutuar në Kinë, dhe pajisja tani është lansuar sot, me një vonesë të vogël, dhe ky është lansimi i parë në Kinë pasi që autoritetet kineze kishin urdhëruar ndalim 13 vjeçar në konsolat e lojërave.
Microsoft e ka lansuar konsolën e saj Xbox One në 37 qytete kineze, me 10 lojëra të aprovuara nga qeveria kineze, duke përfshirë edhe emrat si Forza Motorsport 5 dhe Dance Central: Spotlight.

Titra të tjerë të lojërave janë në përgatitje për tregun kinez, dhe me sa duket, Microsoft është duke punuar me 25 zhvillues të tjerë për krijimin e 70 lojërave të reja që do të paraqiten në Xbox One në Kinë.

Xbox One pritet të bëhet shumë i famshëm në tregun kinez, për ta arritur rivalin Sony, të cilët ende nuk e ka lansuar konsolën e saj të re - PlayStation 4.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat