Microsoft ofron hapësirë ekstra në OneDrive duke arritur në një total prej 30 GB

Teknologji

Microsoft ofron hapësirë ekstra në OneDrive duke arritur në një total prej 30 GB

Më: 22 shtator 2014 Në ora: 09:48

Shërbimi i Cloud-it i Microsoft, OneDrive, tashmë po ofron më shumë hapësirë falas dhe bëhet fjalë për 15 GB ekstra në një total prej 30 GB. Microsoft bëri njoftimin në blogun e tij në OneDrive mbrëmjen ditës së premte si pjesë e lëshimit të iPhone ku përdoruesit mund të përfitojnë nga kjo ofertë duke aktivizuar veçorinë e ngarkimit automatik të imazheve nga albumi i kamerës ju mund të përfitoni GB ekstra.

Përdoruesit e Android dhe Windows Phone si dhe ato ekzistuesit në iOS që tashmë përdorin OneDrive dhe veçorinë e ngarkimit automatik do të vërejnë rritjen e sasisë së hapësirës online automatikisht në ditët në vazhdim. OneDrive ofron një ndërfaqe mjaft familjare e cila përshtatet mjaft mirë më pamjen dhe eksperiencën e Windows-it modern. Kohët e fundit po ashtu u rrit madhësia e skedarëve që mund të ngarkoni në 10 GB.

Microsoft po shpreson që të gjithë pronarët e rinj të iPhone do të përdorin integrimin e OneDrive më Office Mobile për iOS dhe OneNote. Për të përfituar nga hapësirën shtesë drejtohuni për tek iTunes, Google Play ose Windows Phone Store për të shkarkuar OneDrive dhe aktivizuar veçorinë e ngarkimit automatik të imazheve. Përdoruesi ekzistues do i përfitojnë automatikisht 15 GB ekstra. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat