YouTube do të investojë në përmbajtjet e krijuesve më të mirë

Teknologji

YouTube do të investojë në përmbajtjet e krijuesve më të mirë

Më: 21 shtator 2014 Në ora: 00:59

Kompania YouTube ka zbuluar planet e reja për të investuar në përmbajtjet origjinale nga krijuesit mjaft popullor në platformën e saj.

Në një postim në blog, kompania nënvizoi investimet e saj aktuale tek krijuesit, të tilla si partneritet mes kanaleve, studiot Youtube Space dhe fushatat e reklamimit.

“Tashmë ne ndjejmë se është koha e duhur për të bërë një tjetër investim të rëndësishëm tek krijuesit tanë të përmbajtjeve”, - tha Drejtuesi i YouTube Originals Alex Carloss.

“Për këtë ne kemi vendosur të investojmë përmbajtjet e reja nga disa prej krijuesve tonë më të mirë, duke i ndihmuar ata jo vetëm që të përmbushin ambiciet e tyre kreative, por gjithashtu të furnizojmë me material të ri miliona fansa të tyre në YouTube.”

Carloss pranoi se eksperimentimi me krijuesit në përmbajtje të reja do i përfshijë ata në punë të “çmendura” duke bërë disa gabime gjatë rrugës së krijimit të “përmbajtjeve të reja fantastike” në YouTube. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat