Smartfoni HTC Desire 820 pritet të debutojë më 23 shtator

Teknologji

Smartfoni HTC Desire 820 pritet të debutojë më 23 shtator

Më: 20 shtator 2014 Në ora: 15:37

Zyrtarisht, në ftesa nuk ka ndonjë informacion se me çfarë produkti do të debutojë kompania në këtë event. Gjithashtu nuk dihet se sa do të jetë çmimi i serisë së re së të smartfonëve Desire.

Desire 820 u lançua më herët këtë muaj në eventin e IFA dhe ky është smartfoni i parë i kompanisë që ka një procesor 64 bit Qualcomm Snapdragon 615 me 4G LTE të integruar.

Gjatë prezantimit kompania konfirmoi se ky smartfon do të hidhej në treg nga fundi i shtatorit. Së bashku me smartfonin, HTC do të nxjerrë në treg dhe disa kasa Dot View të krijuara posaçërisht për këtë telefon.

Smartfoni është pasardhës i HTC Desire 816 dhe mund të përdoret me dy karta SIM. Ai përdor sistemin operativ Android 4.4 KitKat. HTC Desire 820 ka një ekran 5.5 inç HD, 2 GB RAM, dhe dy kamera respektivisht 13 dhe 8 megapixel.

Memoria e brendshme 16 GB mund të zgjerohet nga një memorie e jashtme deri në 128 GB. Opsione të tjera përfshijnë Wi-Fi, FM Radio, Bluetooth, GPRS/EDGE, GPS/A-GPS, 3G dhe 4G LTE. I gjithë smartfoni peshon 155 gram, ka përmasa 157.7 x 78.74 x 7.74 mm dhe një bateri 2600mAh e cila mund ta mbajë ndezur telefonin 22.4 orë kohë bisede dhe 424 ndezur kur punon normal.

Përveç këtij eventi, gjiganti taivanez i teknologjisë , ka lajmëruar dhe për një event tjetër më 8 tetor në New York.

Një frazë në këtë ftesë lexonte “Double Exposure” e cila nënkupton se kompania mund të lançojë dhe diçka tjetër; një tip kamere ose tërësisht një produkt të ri. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat