iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus kanë vetëm nga 1 GB RAM

Teknologji

iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus kanë vetëm nga 1 GB RAM

Më: 18 shtator 2014 Në ora: 14:00

Dy pajisjet e reja nga Apple, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, nuk do të jenë “përbindësha” që kryejnë punë të shumëfishta njëherazi, siç ju mund të prisnit, sepse sipas vëzhgimeve të fundit që të dyja pajisjet kanë vetëm 1 GB RAM.
Kjo duket logjike sepse që të dyja ndajnë të njëjtin çip Apple A8, por disa spekulime thoshin se iPhone 6 Plus do të kishte më shumë RAM.

Përveç stabilizimit optik në kamerën e saj 8 Megapixel, ekranit më të madh, rezolucionit më të madh dhe baterisë më të madhe nuk ka shumë ndryshime mes iPhone 6 Plus dhe iPhone 6, 4.7 inç, përcjell pcw.

Duhet t’ju bëjmë me dije se platforma mobile e Apple, iOS nuk ka nevojë për shumë RAM për të funksionuar rrjedhshëm si Android dhe limiti prej 1 GB RAM nuk do të jetë aspak i dukshëm në aktivitete ditore tuaja.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat