Ku u gjetën paratë për të hapur Youtube?

Teknologji

Ku u gjetën paratë për të hapur Youtube?

Më: 15 shtator 2014 Në ora: 11:43

Ka ndryshuar jetën e mbretërve, krerëve të shtetit e të qeverive, financierëve dhe terroristëve, këngëtarëve, aktorëve, gjeometrave dhe pastrueseve. Kush ua ka dhënë paratë e para themeluesve? Pse Google është ngutur që ta blejë për 1.7 miliard dollarë? Sa shërbime sekrete e përdorin për të kontrolluar dhe devijuar? Pse një djalë bën një budallallëk dhe e shikojnë 150 milionë spektatorë? Dhe pse në fakt një tjetër e shikojnë vetëm 12?...
Youtube ka ndryshuar jetën e mbretërve, krerëve të shteteve dhe të qeverive, financierëve dhe terroristëve, këngëtarëve, shkencëtarëve, aktorëve, bixhozçinjve, gjeometrave dhe pastruesve të grupeve të ndryshme etnike. Domethënë ekzistonte një Planet Tokë "ante Youtube" dhe ekziston sot një Planet Tokë "postYoutube". "O rri brenda, ose ke mbaruar”, thonë në Wall Street, në Shangai dhe në Arcore. "Nëqoftëse ke talent, postoje në Youtube dhe të shikojmë sesa shikues bën". Etj...etj... Të gjithë flasin e stërflasin. Por ku e ka fillimin cunami i viral videos, kur, si, pse dhe prej vullnetit të kujt, e dinë pak... vërtet pak.
Kush ua ka dhënë paratë e para themeluesve? Pse Google është ngutur që ta blejë për 1.7 miliard dollarë? Pse Barack Obama e ka përdorur për t’u bërë President i SHBA-së dhe Hillary Clinton, boll që ta mbrojë, ndeshet me qeverinë kineze dhe me qeveritë islamike? Pse konkurrentët e tij janë frikësuar aq shumë sa u është dashur ta shpikin Facebook menjëherë?
Sa shërbime sekrete e përdorin për të kontrolluar dhe devijuar? Pse familja mbretërore britanike ka hapur menjëherë një kanal brenda Youtube, pasuar nga Kombet e Bashkuara dhe Selia e Shenjtë? Pse një djalë bën një budallallëk dhe e shikojnë 150 milionë spektatorë? Dhe pse e bën një djalë tjetër dhe e shikojnë vetëm 12 të tillë?
Pse brenda Youtube ndodhen të vdekurit, masakrat dhe përplasjet me zjarr live? Pse zihen të gjithë sëbashku publicitarë dhe ekologjistë, nacionalistë dhe imperialistë, të bardhë e të zinj, të verdhë dhe jashëtokësorë? E gjitha kjo e rrëfyer gjerësisht nga libri me titull “YouTube – La storia”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat