iPhone 6 do të ofrojë edhe pagesa mobile

Teknologji

iPhone 6 do të ofrojë edhe pagesa mobile

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 17:13

Apple iPhone 6 do të debutojë edhe me shërbimin e pagesave mobile në distancë, të cilin do ta ofrojë në bashkëpunim me MasterCard, Visa
Raportohet se Apple do të tentojë ta shndërrojë telefonin e saj më të ri - iPhone 6 në një kuletë mobile, iniciativë të cilën do ta realizojë në marrëveshjeve me kompani të mëdha të tilla si MasteCard dhe Visa, thuhet sipas disa raporteve të besueshme të informacionit.

Iniciativa e Apple për transformimin e funksionalitetit të saj të sigurisë të cilin e njohim si TouchID në një shërbim të pagesave mobile ka qarkulluar për disa kohë, por publikimi i sotshëm nga Bloomberg pretendon se kjo gjë patjetër se do të ofrohet në gjeneratën e re të iPhone, i cili pritet të prezantohet më 9 shtator.

Bloomberg citon burimet e saj të afërta për të cilat thotë se janë të njohura mirë me situatën, dhe të cilat zbulojnë se Apple ka nënshkruar marrëveshje me disa lojtarë kyç të industrisë, duke përfshirë emrat e mëdhenj sikurse Visa, MasterCard, dhe American Express, si dhe bankat e mëdha dhe rrjete të mëdha të shitësve.
Apple thuhet se do të zbulojë shërbimin e ri bashkë me lansimin e iPhone 6.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat