Evernote për Windows sjell disa veçorive të reja në versionin më të fundit të aplikacionit

Teknologji

Evernote për Windows sjell disa veçorive të reja në versionin më të fundit të aplikacionit

Më: 31 gusht 2014 Në ora: 00:19

Evernote ka lajmëruar për përfshirjen e disa veçorive të reja në versionin më të fundit të aplikacionit të vet për Windows për përdoruesit premium dhe të bizneseve. Veçoria më e rëndësishme në mesin e këtyre veçorive të reja është mundësia për të hijezuar skedarët PDF me shigjeta, forma, vula dhe tekste. Kjo nënkupton që kur jeni duke punuar me një skedar të detajuar, ju me lehtësi mund të theksoni pjesët e rëndësishme të informacioneve.

Kompania ka bërë edhe ri-dizajnimin e pamjes së fletoreve në mënyrë që të përshpejtohet gjetja e gjërave të caktuara, për të cilën thotë që e bën më të lehtë kalimin përgjatë llogarive personale dhe të biznesit. Web Clipper-i i tij për Internet Explorer – që ju mundëson ruajtjen e uebfaqeve ose pamjeve dhe shtimin e frazave – po ashtu është përmirësuar duke u bërë më i shpejt dhe më i lehtë për t’u përdorur. Nëse dëshironi që të përdorni veçoritë për pamje ose fraza, do të ju duhet të keni IE 10 ose ndonjë version më të ri.

Këto përditësime janë në dispozicion për përdoruesit premium dhe të bizneseve. Sidoqoftë, ia vlen të përmendet që edhe përdoruesit e llogarive pa pagesë do të jenë në gjendje që t’i shijojnë ato për 10 ditë. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat