Lamtumirë kujtimeve të këqija

Teknologji

Lamtumirë kujtimeve të këqija

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 23:20

Grupi i studiuesve të MIT, (Massachusetts Institute of Technology) publikoi në revistën “Nature” rezultatet e një eksperimenti disa-vjeçar të kryer tek kafshët. Ata thonë se kanë mundur të identifikojnë pjesët e trurit që lidhin kujtimet me emocionet pozitive apo negative.

Identifikimi ishte hapi i parë i punës, ndërsa hapi i dytë ishte “manipulimi” i këtyre pjesëve të trurit, përgjegjëse për transportimin e kujtimeve drejt emocioneve duke përdorur optogjenetikën, një teknikë e re dhe eksperimentale që përdor dritën për të kontrolluar aktivitetin e neuroneve.

Rezultatet treguan se pjesa që lidh hiperkampusin (që ruan kujtesën) me amigdalën (që rregullon përgjigjen emocionale të organizmit) ka një rol tejet më të rëndësishëm nga sa mendohej para këtij eksperimenti.

Megjithëse shkencëtarët thonë se do të duhet ende shumë kohë për të testuar një metodë të tillë tek njeriu, zbulimi shihet si një mundësi e mirë për të kuptuar më mirë shqetësimet post-traumatike, stresin, ankthin e të tjera, dhe për të zhvilluar ilaçet e nevojshme për kurimin e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat