Spekulime të reja rreth lansimit të orës iWatch

Teknologji

Spekulime të reja rreth lansimit të orës iWatch

Më: 23 gusht 2014 Në ora: 14:28

Ora e mençur nga Apple mund të mos lansohet deri në muajin dhjetor pasi është raportuar se pajisja iWatch ende nuk është gati për shpërndarje.

Burimet e ndryshme në Kinë kanë raportuar se ora e mençur nuk do të lansohet në muajin shtator së bashku me iPhone 6.

Më herët është spekuluar se zhvillimi i iWatchit kishte pësuar disa probleme pasi që partnerët për prodhimin e orës nuk mund të integronin në të harduerin dhe softuerin.

Ora e mençuar pritet të ketë një ekran të përbërë prej safiri. Gjithashtu pritet të ketë sensorë biometrikë dhe atë të fitnesit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat