Shumica e njerëzve nuk e shkarkojnë asnjë aplikacion mobil

Teknologji

Shumica e njerëzve nuk e shkarkojnë asnjë aplikacion mobil

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 22:38

Gjithnjë e më shumë njerëz janë duke i përdorur telefonat e tyre të mençur për ti përmbushur nevojat e tyre digjitale, por sipas të dhënave të fundit nga comScore thuhet se përdoruesit e telefonave të mençur nuk janë duke shkarkuar më shumë aplikacione, pa i llogaritur ato që vijnë me telefonin, raporton Time Magazine.

Në fakt, vetëm rreth 35% e përdoruesve të telefonave të mençur shkarkojnë ndonjë aplikacion mobil brenda një muaji mesatarisht, thotë Mobile App Report i comScore, që i bie se 65% e përdoruesve mobil nuk shkarkojnë asnjë aplikacion mobil brenda një muaji.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se njerëzit nuk janë duke i përdorur aplikacionet mobile, apo edhe se shkarkimet e aplikacioneve mobile kanë rënë, në përgjithësi.

Shitjet e telefonave të mençur janë në rritje në të gjithë botën, dhe kjo e zgjeron numrin e njerëzve potencial që shkarkojnë aplikacione, ndërsa ka edhe njerëz që kanë tendencë për të shkarkuar shumë e shumë aplikacione.

Në të vërtetë, korriku ishte muaji më i mirë i Apple ndonjëherë për të ardhurat nga dyqan i aplikacioneve, por disa analiza thonë se platformat mobile fokusohen shumë në Top 25 aplikacione, dhe përdoruesit nuk e kanë më pas të lehtë të gjejnë të tjerat, apo nuk janë të interesuar për të kërkuar për më shumë se kaq.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat