Ja tavolina që e keni ëndërruar! Tashmë në shitje

Teknologji

Ja tavolina që e keni ëndërruar! Tashmë në shitje

Më: 1 gusht 2014 Në ora: 10:42

Nëse ndonjëherë ju është dukur e pamundur përdorimi i kompjuterëve tuaj gjersa ju jeni të shtrirë, atëherë Japonia ka gjetur zgjidhjen tuaj.

Tavolina më e re, ka dalur në shitje, që lejon përdoruesit të përdorin laptopët e tyre, përderisa janë të shtrirë në shtrat.

Pajisja rritet nga ana e përdoruesit, dhe këmbët e tij mund të lëvizin në cilindo pozicion, duke u transformuar në një tryezë divani edhe në një tavolinë darke.

E prodhuar nga firma japoneze Sanko, ajo ka një pjatë të lartë që rrotullohet deri në 360 shkallë, ndërsa tre nyjet në çdo këmbë lejojnë që ajo të zhvendoset në pozicion të përsosur - edhe në qoftë se ju jeni të shtrirë në punë.

Tavolina do të dalë në shitje këtë muaj, me një çmim prej 90 dollarësh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat