Google dhe Motorola krijojnë modelin e ri të Nexus?

Teknologji

Google dhe Motorola krijojnë modelin e ri të Nexus?

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 21:02

Edhe pse thuhej se Google do ta braktis linjën e pajisjeve Nexus për ta zëvendësuar atë me Android Silver, kjo gjë nuk duket se është duke ndodhur, pasi që raportet e reja mediale sugjerojnë se Google është e interesuar ta mbajë edhe më tutje markën Nexus.

Sipas një raporti të ri thuhet se kësaj radhe Google po mendon të bashkëpunojë me kompaninë Motorola për krijimin e modelit të ri të pajisjes Nexus, e cila është e koduar me emrin Shamu, dhe e njëjta sjell ekranin me diagonalen prej 5.9 inç.

Android Police ka mësuar se dy kompanitë janë duke punuar në krjimin e pajisjes së re mobile Nexus, e cila pritet të paraqitet në tregun amerikan gjatë muajit nëntor të këtij viti (si dhe në tregjet tjera më pas), së bashku me versionin e ri të sistemit operativ të Google, Android L.

Edhe pse detajet tjera për modelin e ri të Nexus mungojnë, thuhet se përpos ekranit të madh, telefoni ose fableti i ri i Google do të ofrojë edhe rezolucion të mirë, si dhe sensorin për skanimin e gjurmëve të gishtave.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat