Apple do të bashkëpunojë me kompaninë Swatch për të krijuar orën “iWatch”

Teknologji

Apple do të bashkëpunojë me kompaninë Swatch për të krijuar orën “iWatch”

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 18:34

Apple ka kohë që po punon në krijimin e një ore inteligjente, dhe tani burime të ndryshme njoftojnë se ajo do të bashkëpunojë me partnerë të ndryshëm për të krijuar modele të ndryshme të orës inteligjente iWatch. Thuhet se Apple po bashkëpunon me kompaninë Swatch dhe partnerë të tjerë për të realizuar disa pajisje me dizajn dhe çmime të ndryshme. Këto modele do të krijohen për shije të ndryshme të njerëzve dhe do të jenë të disponueshme në stile nga “të çuditshme në shik”.

Kompania kryesore që do të bashkëpunojë me Apple-in, Swatch, është një nga krijueset më të mëdha në botë për krijimin e orëve, dhe po prodhon tani 18 marka të ndryshme. Kjo mjeshtëri do ta ndihmojë me siguri Apple-in në aventurën e saj të re, meqë orët nuk janë vetëm për teknologji por edhe për modë. Këto orë të krijuara nga Apple do të bazohen gjithashtu në platformën iOS.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat