Aplikacioni Line shton opsione të reja për privatësinë

Teknologji

Aplikacioni Line shton opsione të reja për privatësinë

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 00:08

Line po e merr seriozisht çështjen e sigurisë me shërbimin e saj teksa ka shtuar edhe opsione për enkriptimin e mesazheve me një përditësim, që na kujton veprime të ngjashme të rivalit Telegram.

Veçoria e re është e disponueshme për të dy aplikacionet iOS dhe Android. Opsioni mund të gjendet duke klikuar mbi emrin e një personi në një dritare komunikimi, por që funksionon vetëm kur të dy përdoruesit kanë versionin më të fundit të aplikacionit.

Line pretendon se bisedat e fshehura enkriptohen, dhe këtë deklaratë e bën pasi që është akuzuar se në të kaluarën ka dështuar në enkriptimin e të dhënave. Gjithashtu është i disponueshme një opsion që bën të mundur që mesazhet të vetë shkatërrohen pas një intervali kohor të caktuar që nga 2 sekonda deri në 1 javë më pas.

Është pak tunduese të thuhet se Line po kopjon Snapchat, por me të vërtetë lëvizja e fundit është një kopje e veçorisë së enkriptimit të mesazheve në Telegram, një shërbim ky i ngjashëm me WhatsApp dhe që ka fituar shumë popullaritet pas blerjes së WhatsApp nga Facebook.

Line me një numër prej 500 milionë përdoruesish të regjistruar nuk është i vetmi aplikacion që po përmirëson opsionet e privatësisë. Wechat gjithashtu filloi t’iu bënte të mundur përdoruesve të tërhiqnin mesazhet, ndërsa një aplikacion tjetër si Hike sjell veçorinë e kodimit të bisedave me një kod. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat