Përditësohet Firefox për Android me versionin 31

Teknologji

Përditësohet Firefox për Android me versionin 31

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 21:36

Teksa shumica e adhuruesve të Android preferojnë shfletuesin Chrome, të kesh opsione të tjera është gjithashtu një privilegj. Firefox për Android është një nga shfletuesit më popullor që vjen nga palët e treta në dyqanin e aplikacioneve të Android, Google Play Store, me një përditësim në version 31 që u bë objekt interesi këto ditë.

Çfarë kemi të re në këtë version? Të jemi të sinqertë, shumica e përmirësimeve janë të fshehura në sfond, por ka edhe disa veçori mjaft interesante. E para në listë qëndron mundësia për të riorganizuar panelet në ekranin fillestar të shfletuesit duke ju lejuar juve të modifikoni më tej ndërfaqen sipas pëlqimeve tuaja.

Një tjetër veçori shtesë që ju mund ta dalloni është mundësia për të rifreskuar manualisht tab-et e sinkronizuara. Kjo është bërë automatikisht në versionet e kaluara. Është e rëndësishme të përmendim se ky shfletues akoma nuk është optimizuar për platformën Android L. Në fakt ata që përdorin Android L Preview nuk munden të startojnë aplikacionin Firefox. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat