Wall Street Journal: Apple ka porositur mbi 70 milionë iPhone të rinj

Teknologji

Wall Street Journal: Apple ka porositur mbi 70 milionë iPhone të rinj

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 22:48

Apple është raportuar që ka bërë njërën nga porositjet më të mëdha të veta deri tani për iPhone të rinj, thotë Wall Street Journal.

Derisa raporte të shumta kanë thënë që prodhimi i modeleve të iPhone-ëve të ardhshëm të Apple është vendosur të bëhet gjatë muajit gusht, Journal tani thotë që do të jetë prodhimi më i madh ndonjëherë, me rreth 70 deri 80 milionë njësi.

Ky numër përfshin dy modelet, thuhet në raport – një model prej 4.7 inç, e po ashtu edhe një model prej 5.5 inç, ku që të dy do të kihsin paraqitje më të madhe se sa 4 inç sa është paraqitja në iPhone 5 dhe iPhone 5S.

Nëse i vendosim gjërat në perspektivë, Journal thotë që Apple ka kërkuar diku 50-60 milionë njësi për iPhone 5S dhe 5C vitin e kaluar. Madje pati mungesë të mjaftueshme të njësive 5S, ku blerësit e rinj u ballafaquan me një pritje të gjatë.

Që të dy telefonët dolën në shitje në të njëjtën kohë dhe u lëshuan në numrin më të madh të shteteve deri tani. Një dallim madhor që atëherë është që Apple e ka bërë një marrëveshje me China Mobile gjatë dhjetorit të vitit të kaluar, që kishte 759 milionë abonentë në atë kohë, ndërsa tani ka më tepër se790 milionë të tillë.

iPhone i ardhshëm i Apple, që pritet të quhet iPhone 6, është përfolur që të përfshijë një numër të veçorive të reja harduerike. Deri tani, ajo listë përfshin një dizajn të ri me një trup më të rrumbullakëte një ekran prej safiri që është më i fortë se sa Corning Gorilla Glass të përdorur më parë nga Apple; një kamerë më të mirë; dhe një barometër të brenda-ndërtuar për të grumbulluar më tepër informacione rreth ambientit dhe me mundësi të kombinimit me pajisjen shumë të pritur të Apple e cila mund të vishet. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat