Vjen nga Shqipëria/ Kujdes nga “gruaja që zhvishet”!

Teknologji

Vjen nga Shqipëria/ Kujdes nga “gruaja që zhvishet”!

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 22:47

Përdoruesit e Facebook janë paralajmëruar që të mos klikojnë mbi një link që duket si videoja e një gruaje që po zhvishet përpara një webcam.

Në fakt bëhet fjalë për një virus, që mund të vjedhë të dhënat tuaja personale.

Firma e sigurisë online, Bitdefender ka nxjerrë një paralajmërim për virusin, që mendohet se është zhvilluar në Shqipëri.

Linku duket si një video e YouTube, por kur klikon, të dërgon në një faqe që tenton të instalojë virusin.

Qëllimi është që të thithen përdoruesit meshkuj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat