Evleaks sjell pamjen e parë të orës inteligjente të HTC-së

Teknologji

Evleaks sjell pamjen e parë të orës inteligjente të HTC-së

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 12:04

Në muajin maj kemi dëgjuar rreth një raporti që sugjeronte se ora inteligjente me platformën Android Wear e HTC-së do të ofronte një trup prej metali dhe polikaborni.

Gjithashtu u zbulua se ora inteligjente do të vinte në një formë katrore ngjashëm me Moto 360. Tashmë një imazh tjetër vjen nga Evleaks, që tregon një orë HTC me një dizajn në formë katrore.

Ora duket të ketë një rrip premium prej metali, megjithëse forma e saj nuk duket ndryshe nga çfarë kemi parë në Gear Live dhe G Watch. Por duhet t’ju kujtojmë se ky imazh është një krijim i një artisti dhe nuk pasqyron realitetin.

Sipas Evleaks ndërfaqja është thjesht një element i shtuar pasi që ora mendohet te këtë ndërfaqen e platformës Android Wear të Google.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat