BMW prezanton M235 e ri në Holandë

Teknologji

BMW prezanton M235 e ri në Holandë

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 08:43

Gjiganti bavarez BMW këto ditë ka prezantuar edicionin special të modelit të ri të M235 gjatë një panairi të mbajtur në Holandë. I përshkruar si një version “ekskluziv dhe sportiv, M235i Coupe vjen nga paleta e familjes M në të cilin janë modifikuar spojlerët, mbrojtësi e përparmë, ftohtësi i motorit si dhe maska, derisa fellne 19 inç dhe rrotat e profilit të ultë, e bëjnë këtë veturë të duket tejet agresive kur është në rrugë.

Ndryshimet në enterier janë të paksa, por vlen të theksohet se pedalet janë punuar nga alumini dhe fibër karboni, derisa freni i dorës, timoni dhe monitori i ndjeshëm në prekje janë të veshur me lëkurë të cilësisë së lartë të Alcantara. Ndërkaq fuqia motorike vjen nga një motor mjaft i fuqishëm me 3.0 litra TwinPower Turbo me gjashtë cilindra që prodhon në total plotë 326 kuaj fuqi.

Dhe kur i gjithë ky motori gjigant lidhje me transmision automatik me tetë, shpejtësi M235 i ri nuk e ka problem të kap shpejtësinë nga 0-100 km/h për vetëm 4.8 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 250 km/h. Në BMW kanë bërë të ditur se edhe prodhimi do të jetë i kufizuar në vetëm 12 njësi kurse çmimi fillestar i kësaj veture pritet të jetë plotë 83,000 euro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat