Maserati shet 75 mijë vetura në vit

Teknologji

Maserati shet 75 mijë vetura në vit

Më: 20 korrik 2014 Në ora: 21:53

Veturat Maserati për ta ruajtur ekskluzivitetin nuk do të shesë më shumë se 75 mijë vetura në nivel global gjatë një viti.
"Maserati” nuk do të shesë më shumë se 75 mijë vetura në nivel global gjatë një viti, për të ruajtur ekskluzivitetin e markës, tha të enjten kreu i tregjeve të përgjithshme, Umberto Maria Cini.

Menaxhmenti i “Maseratit” ka thënë se është në rrugën e duhur për të përmbushur këtë cak të shitjeve.

Tipet nga marka “Maserati”, që do të vijnë nga fundi i vitit 2015 apo në fillim të vitit 2016, do të jenë “GranTurismo”, ”Quattroporte” dhe “Ghibli” nga Levante SUV. Pas “Levante”, kompania ka premtuar edhe një tip sportiv “Alfieri” dy vendësh.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat