Çanta revolucionare, mbanë pijet e ftohta më ditë të tëra

Teknologji

Çanta revolucionare, mbanë pijet e ftohta më ditë të tëra

Më: 20 korrik 2014 Në ora: 20:47

Ata që marrin rrugën për një ngjitje malore vetëm për një ditë ose një javë mund të marrin ujë të ftohtë ose të shpërblejnë veten me një birrë të ftohtë akull, falë çantës së re revolucionare që ka efektin e njëjtë si një frigorifer.

I njohur si YETI Hopper, çanta ka mundësinë që t’i mbajë pijet të ngrira për ditë të tëra, pa rrjedhur, shkrirë ose të shkaktojë ndonjë bezdi.

Hopper është plotësisht rezistent ndaj ujit, ndërsa pëlhura e përdorur në pjesën tjetër të qeses është gjithashtu i qëndrueshëm ndaj ujit në rast të ndonjë spërkatjeje të rastit apo nëse dikush do ta dëmtojë atë.
Ajo është me një material të tillë që siguron se edhe nëse vendoset në një sipërfaqe të ngrohtë ai ende do të mbajë çdo gjë të ftohtë brenda saj.

Fatkeqësisht, për të gjithë ata që shpresojnë ta kenë këtë çantë me veti, produkti nuk do t jetë i disponueshëm deri në Tetor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat