“Geofilters”, i shtohet Snapchat për modifikimin e fotove

Teknologji

“Geofilters”, i shtohet Snapchat për modifikimin e fotove

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 00:38

Snapchat ka shtuar një opsion të ri për përdoruesit, i cili quhet “Geofilters”. Në momentin që ju bëni një foto, nëpërmjet këtij opsioni të ri, i cili hyn në funksion në momentin që ju rrëshqisni gishtin tuaj në ekran, mund të vendosni në foton tuaj tekste të ndryshme.

Këto tekste shfaqen në ngjyra e mënyra shkrimi të shumëllojshme. Përmbajtja e tekstit i referohet vendit ku ju ndodheni. Snapchat ka nxjerrë një video në internet që përdoruesit të njihen me opsionin e ri të aplikacionit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat