BMW kthen makinat e seria-3 të prodhuara 1999-2006, janë me defekt

Teknologji

BMW kthen makinat e seria-3 të prodhuara 1999-2006, janë me defekt

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 12:32

BMW është duke i thirrur 1.6 milion makina të serisë-3 globalisht, për të zëvendësuar airbag-ët nga ana e pasagjerëve, që ishin të prodhuar nga kompania Takata, sepse kanë zbuluar se kur të hapet airbagu mund të lëndojë pasagjerët.

Thirrja vlen për veturat e serisë-3 të prodhuara gjatë viteve 1999 e deri në gusht të 2006, tha ë në një deklaratë menaxhmenti nga BMW.

Airbagët që ishin furnizuar nga kompania “Takata”, Japoni, kanë bërë që mbi 12 milionë vetura të thirren nga fabrikat e tyre për ndërrimin e airbegëve për shkasë të defekteve të tyre.

Markat e tjera që janë “prekur” nga ky defekt janë: Honda, Subaru, Mitsubishi, Ford dhe Chrysler.

BMW nuk është në dijeni për ndonjë aksident apo lëndim që kanë të bëjnë me këtë defekt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat