LG përditëson tastierën inteligjente të smartfonit G3 (Video)

Teknologji

LG përditëson tastierën inteligjente të smartfonit G3 (Video)

Më: 15 korrik 2014 Në ora: 19:03

Tastiera inteligjente e LG Electronics për smartfonin G3 do të pësojë një përmirësim të dukshëm, ndërsa është duke bërë paraqitjen globale. Cilësitë e shtuara do t’i dhurojnë pronarëve të G3-it një seri përmirësimesh që rrallë gjenden në tastierat OEM. Tastiera inteligjente në mënyrë intuitive parashikon fjalët dhe lejon përdoruesit të personalizojnë tastierën duke e rregulluar lartësinë për t’iu përshtatur më mirë duarve dhe pozicionit të gishtave të mëdhenj.

Tani, ata që kanë një LG G3 mund të gëzojnë një seri cilësish të reja nga përditësimi i fundit si p.sh:

Sugjerimi Emoji rekomandon simbolin më të përshtatshëm për të përfaqësuar një fjalë të veçantë, duke u dhënë përdoruesve më shumë mënyra për t’u shprehur. P.sh, nëse shtyp “dashuri” tastiera do të të rekomandojë simbolin e zemrës nga baza e të dhënave Emoji.

Sugjerimi për Tonin e Tekstit bazuar në aplikacion mëson nga zakonet e të shtypurit të përdoruesit dhe sugjeron fjalën më të përdorshme në varësi të aplikimit. P.sh, nëse përdoruesi i fillon zakonisht e-mailet me “I/E dashur”, atëherë herën tjetër kjo fjalë do të shfaqet automatikisht. Nëse përdoruesi i fillon mesazhet me “Ç’kemi”, atëherë kjo fjalë do të shfaqet në momentin që ai do të hapë aplikacionin e mesazheve. Nivelet e përparësisë të fjalëve apo shprehjeve të sugjeruara varen nga shpeshtësia e përdorimit të fjalëve në cdo aplikacion. .

Sugjerimi për fjalën pasardhëse përdor analizën kontekstuale dhe studion stilin e përdoruesit në kohë për të sugjeruar fjalën ose simbolin pasardhës, duke e përshpejtuar kohën e shtypjes së mesazheve.

Sugjerimi dygjuhësh për fjalët identifikon automatikisht gjuhën e dërgimit të mesazheve dhe e ndryshon pa kërkuar që përdoruesi të kalojë manualisht në ndryshimin e gjuhëve. Tastiera inteligjente është aq e zgjuar sa të kuptojë në cilën gjuhë po përpiqet të komunikojë përdoruesi.

Udha e inputeve në kohë reale lejon përdoruesit të shkruajnë tekst duke gjurmuar gishtin e tyre në një lëvizje të vazhdueshme gjatë tastierës, për t’u siguruar që tastiera të shfaqë fjalën e rekomanduar në kohë reale ndërkohë që je duke e shkruar fjalën, ndryshe nga tastierat e tjera që e sugjeronin kur fjala kish mbaruar së shtypuri.

“Tastiera inteligjente është vetëm një pjesë e një UX më të madh, por ajo përfaqëson një cilësi të rëndësishme pasi përmirëson një veçori shumë thelbësore për të gjithë përdoruesit e smartfonit-të shtypurit në një tastierë të ngarkuar,” tha Dr. Jong-seok Park, president dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë LG Electronics. “Që kur filluam të zhvillojmë G3 –in në jemi përpjekur të mësojmë sa më shumë rreth mënyrës sesi ndërveprojnë konsumatorët tanë me smartfonët e tyre. Ky përmirësim i tastierës inteligjente është një shembull i qartë i përpjekjes së vazhdueshme të LG-së për të sjellë një përvojë më të mirë përdoruesi.”

Përditësimi i tastierës inteligjente do të fillojë këtë muaj nëpërmjet qendrës së përditësimit të LG-së. Ata që kanë një LG G3 duhet të konsultohen me operatorët lokalë për kohën e saktë kur

aplikacioni do të jetë aktiv. Për një pamje më të detajuar të tastierës inteligjente të G3 në veprim, mund të shikoni videon. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat