Konfirmohen përmasat e iPhone 6

Teknologji

Konfirmohen përmasat e iPhone 6

Më: 13 korrik 2014 Në ora: 17:31

Është folur shumë në internet për iPhone-in e ardhshëm të Apple-it. Thuhet se iPhone 6 do të vijë me dy versione të ndryshme të ekraneve, ku njëri do të jetë 4.7 inç dhe tjetri 5.5 inç.

Kompania Amazon në Japoni ka listuar iPhone 6 në dyqanin e saj të shitjeve në internet. Specifikat e përmendura në listë përfshijnë ekranin 4.7 inç, përmasat 13 x 6.5 x 0.7cm dhe pesha 113 gramë.

Përveç konfirmimit të madhësisë së ekranit dhe përmasave të telefonit, dyqani gjithashtu zbulon se gjiganti Cupertino do të prezantojë zyrtarisht gjeneratën e ardhshme të iPhone-it në muajin shtator. iPhone 6 pritet të dalë në treg më 30 shtator.

Amazon liston gjithashtu çmimin e versionit 64GB të iPhone 6. Versioni gold i iPhone 6 do të kushtojë 1380 dollarë. Nëse thashethemet janë të vërteta, Apple do të prezantojë edhe një model më të madh, me ekran 5.5 inç. Nuk do të duhet të presim edhe për shumë kohë për të vërtetuar nëse këto spekulime janë të vërteta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat