MINI prezanton Paceman dhe Countryman

Teknologji

MINI prezanton Paceman dhe Countryman

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 17:57

MINI ka zbuluar detaje shtesë dhe fotografi të modeleve të freskuara Paceman dhe Countryman, të cilët janë të planifikuar të jenë të disponueshëm në treg gjatë muajit të ardhshëm. Në njërën anë Paceman ka arritur të fitojë një mbrojtës të përparmë paksa më të madh, drita të reja dhe rrota të profilit të ultë me fellne të kromit.

Derisa në anën tjetër Paceman ka edhe karrige sportive, sistem ventilimi, instrument tabelë digjitale dhe ekran të ndjeshëm në prekje. Fuqia motorike mbetet e pandryshueshme, por me modifikimet e bëra në Cooper S, ai tani do të ketë 190 kuaj fuqi në vend të 184. Por edhe Paceman është forcuar në 218 kuaj fuqi, falë motorit me 1.6 litra me katër cilindra dhe sistemin ALL4 (tërheqje me të katër rrotat). Ndërkaq Country që posedon pothuajse linjat e njëjta aerodinamike, do të jetë paksa më i lehtë si për ka motori dhe karroceria.

Por ajo çfarë e veçon atë nga modelet tjera është hapësira e bagazhit i cili nga 350 litra sa kishte më parë tani posedon 1,170 litra. Në MINI kanë zbuluar edhe çmimet e këtyre dy veturave ku thuhet se për një Paceman do të nevojiten plotë 17,322 euro, kurse për Countryman 16,734.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat