Ndeshja Brazil-Gjermani është eventi sportiv më i cicëruar në Twitter ndonjëherë

Teknologji

Ndeshja Brazil-Gjermani është eventi sportiv më i cicëruar në Twitter ndonjëherë

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 23:40

Eventi i Kupës së Botës organizuar nga FIFA në Brazil sapo e ka ndihmuar rrjetin social Twitter për të thyer rekordin e saj përsëri.

Ndeshja dramatike mes Brazilit dhe Gjermanisë që përfundoj me rezultatin 1-7 shënoi 35.6 milionë cicërima duke thyer rekordin e mëparshëm prej 16.4 milionë të tilla në ndeshjen mes Brazilit dhe Kilit pothuajse dy javë më parë, po ashtu e vlefshme për Kupën e Botës Brazil 2014.

Brazili u poshtërua në këtë ndeshje nga Gjermania ku pësoi 5 gola në vetëm 30 minuta dhe rezultati përfundimtar ishte 7-1 në favor të gjermanëve.

Twitter thotë po ashtu se goli i Sami Kedirës në minutën e 29 u cicërua 580.166 herë në minutë duke vendosur një tjetër rekord ku u thye lehtë ai i ndeshjes mes Brazilit dhe Kilit ku u shënuan 389,00 cicërima në minutë dhe eventit SuperBowl 48 me 382,000 cicërima ne minutë. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat