LG fillon të ofrojë globalisht tabletin G Pad 10.1

Teknologji

LG fillon të ofrojë globalisht tabletin G Pad 10.1

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 18:03

LG-ja ka filluar të ofrojë tabletin e saj G Pad 10.1 inç globalisht që nga dita e hëne në disa rajone të botës. Kompania thotë se tableti do të jetë i disponueshëm në të gjitha tregjet në Evropë, Azi dhe Amerikën Latine nga fundi i këtij muaji.

G Pad 10.1 është tableti më i madh i tre të tillëve të kësaj linje, prezantuar në muajin maj nga kompania LG. Secili model ka një ekran me rezolucion 1280 x 800 pixel dhe fuqizohet nga një proçesor katër bërthamesh 1.2 Ghz.

Modeli 10.1 inç ka një kamerë të pasme 5 Megapixel dhe frontale 1.3 Megapixel, ndërsa modeli 7 dhe 8 inç kanë më pak hapësirë për ruajtjen e të dhënave, më pak kapacitet baterie dhe cilësi e reduktuar të kamerës. Kjo treshe tabletësh ndajnë disa veçori të përbashkëta si Knock Code, Smart Keyboard dhe një ndërfaqe më të thjeshtuar. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat