Bentley prezanton Muslanne më të fuqishëm

Teknologji

Bentley prezanton Muslanne më të fuqishëm

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 23:39

Drejtori ekzekutiv i Bentley, Wolfgang Durheimer, në mënyrë indirekte ka konfirmuar se në panairin ndërkombëtarë të veturave në Paris do të vijë një version edhe më i fuqishëm i Muslanne. Gjatë një interviste dhënë revistës “Auto Express”, Durheimer ka deklaruar se kjo veturë do të jetë sportive, luksoze me performanca tejet të larta.

Sipas fjalëve të tij ajo do të shkoj hapave të Continental GT3-R, dhe se gjatë këtij viti do të filloj prodhimin serik. Muslanne më i fuqishëm do të ketë motor twin-turbo me 6.75 litra V8, që prodhon në total 550 kuaj fuqi. Falë këtyre performansave kësaj veture do t’i duhen vetëm 5 sekonda që të arrijë shpejtësinë nga 0-100 km/h.

Versioni standard peshon në total plotë 2,585 kilogram, por Continental GT3-R do të ketë 100 kilogram më pak pasi aty do të futen materiale të cilësisë së lartë siç janë fibër kabroni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat