Wireless edhe për të mbushur baterinë e telefonave

Teknologji

Wireless edhe për të mbushur baterinë e telefonave

Më: 24 prill 2014 Në ora: 16:16

Një sistem i ri mund t’i japë shumë shpejt fund epokës së karikuesve të telefonave celularë, apo çdo pajisjeje tjetër elektronike.

Një grup shkencëtarësh koreano jugorë po e testojnë sistemin për karikimin “pa tela” – Wireless – i cili është i aftë të rimbushë njëkohësisht bateritë e 40 telefonave celularë të gjeneratës së re – ndryshe smartphone – në një distancë deri në 5 metra. Sistemi, madje është i aftë të furnizojë me energji të vazhdueshme elektrike edhe një televizor.

Ai është pagëzuar me emrin “Sistemi rezonant spiral dypolar” dhe sigurisht që funksionon duke përdorur një burim energjetik, për të krijuar më pas një fushë magnetike. Sistemi bazohet në një parim të thjeshtë: një transmetues dhe një marrës; ndërkohë që themelet ideore të teknologjisë Wireless janë artikuluar thuajse një shekull më parë nga shkecëtari serbo-amerikan Nikola Tesla.

Avantazhi i kësaj pajisje është se mund të intalohet në ambiente të mëdha, bare e kafene, ku përdorimi i internetit Wireless është masiv madje, shkencëtarët parashikojnë instalimin e sistemit edhe në banesa, për shkak të rritjes së përdorimit të pajisjeve elektronike, gjithashtu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat