Shtyhet sërish prodhimi i Spyker B6 Venator

Teknologji

Shtyhet sërish prodhimi i Spyker B6 Venator

Më: 20 prill 2014 Në ora: 19:10


Drejtori ekzekutiv i Spyker, John Walton, ka bërë të ditur se është shtyrë për të dytën herë prodhimi serik i B6 Venator.

Gjatë një interviste dhënë revistës “Bold Ride”, Walton ka deklaruar se planet për prodhimin serik të modelit të shumëpërfolur është shtyrë për vitin e ardhshëm, edhe pse nuk ka pranuar të flasë për deklaratën e dhënë një vit më parë, kur publikisht ishte zotuar se gjatë vitit 2014 do të filloi prodhimi i B6 Venator.
Por Walton ka zbuluar çmimin e coupe i cili sipas gjitha gjasave do të kushtojë plotë 135 mijë dollarë, derisa versioni kabriolet do të kushtojë 10 mijë dollarë më shumë.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se ky model do të ketë një monitor super modern të ndjeshëm në prekje, derisa në coupe vetura do të jetë e disponueshme në treg në versionin 2+2 karrige. Kur flasim për fuqinë motorike, dihet mirë se B6 Venator do të ketë motor V6 që prodhon plotë 375 kuaj fuqi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat