Facebook Paper për iOS sjell disa veçorive të reja

Teknologji

Facebook Paper për iOS sjell disa veçorive të reja

Më: 20 prill 2014 Në ora: 00:27

Ata që e përdorin aplikacionin Facebook Paper në iPhone-ët e tyre kanë një përvojë mjaft ndryshe nga ajo që e përjetojnë të tjerët në Facebook. Gjatë të premtes, kjo përvojë u përmirësua edhe më tepër. Përditësimi 1.1 i Facebook Paper doli në App Store, duke i sjell ato që Facebook e quante në një postim në blog si veçoritë e veta më të kërkuara. Përditësimi po ashtu shton njoftimet për ditëlindje dhe ngjarje në Paper dhe përdoruesit me versionin më të fundit mund të shkojnë përgjatë listës për të parë këtë informacion. Përveç kësaj, përdoruesit e Facebook Paper tani mund të komentojnë duke përdorur fotografitë e tyre.

Mbështetja e Facebook Paper për grupet në Facebook veç sa është përmirësuar, ku shumë përdorues mund të shohin numëruesit e postimeve të reja që bëhen në grupet në të cilët ata janë të anëtarësuar. Përditësimi përfshin edhe përmirësimet tek mbështetja, ku tani janë indikacionet e reja për rrëfimet e palexuara dhe mbështetja e përmirësimi i shpejtësisë në përgjithësi. Dhjetë javë që kur u lëshua, rrjeti social thotë që përdoruesit mesatarisht lexojnë 80 ngjarje çdo ditë përgjatë pesë ose gjashtë seksioneve, ku më të famshmit janë Facebook, Headlines, Tech, Ideas, LOL dhe Pop Life.

Facebook thotë që edhe disa seksione më të dedikuara si Pride janë po ashtu të famshme. “Dhjetë javë kanë kaluar që kur lëshuam Paper dhe ne ju falënderojmë që ishit pjesë e komunitetit tonë,” shkroi skuadra e Facebook Paper. “Vizioni ynë që ta bëjmë Paper-in si rrugën më të mirë për të përjetuar ngjarjet nga shokët dhe bota në Facebook. “Ne e dimë që kemi punë përpara – dhe kjo është arsyeja pse e çmojmë ta marrim reagimin dhe mbështetjen tuaj.” (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat