Kjo është biçikleta më e shpejtë në histori

Teknologji

Kjo është biçikleta më e shpejtë në histori

Më: 19 prill 2014 Në ora: 15:49

Kjo kapsulë e çuditshmë është një biçikletë dhe pa ekzagjerim, mund të jetë biçikleta më e shpejtë në histori. Edhe pse mund të mos duket si e tillë, ky dizajn i çuditshëm është një biçikletë me pedale, e mbyllur në një guackë aerodinamike fibrash karboni.

Ajo është 40 herë më aerodinamike se një Bugatti Veyron, ka një fuqi maksimale prej 90mph (145 kph) dhe prodhon aq fuqi sa mund të ngrohë një shtëpi.

Biçikleta është krijuar nga një ekip studentësh inxhinierie në Britaninë e Madhe, të cilët besojnë se ajo do të jetë pajisja më e shpejtë e vënë në lëvizje nga njeriu.

Përgjegjësi i transporteve në Institution e Inxhinierëve Mekanikë tha se “për të arritur në shpejtësinë e synuar, krijuesit duhet të sigurohen se gjithçka është e përsosur, që nga aerodinamika e pajisjes deri te madhësia e rrotave.”

Projekti ka kërkuar gjashtë muaj dhe nuk ishte i thjeshtë për t’u realizuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat