“Telefoni më i mirë i të gjitha kohërave” do të kushtojë 350 euro

Teknologji

“Telefoni më i mirë i të gjitha kohërave” do të kushtojë 350 euro

Më: 18 prill 2014 Në ora: 01:28


Kompania “OnePlus” dhjetorin e shkuar njoftoi për planet e saj për të krijuar “telefonin inteligjent perfekt”.

Kompania ishte shprehur se përdoruesit do të kenë mundësinë që të blejnë një telefon të cilësisë së lartë me një çmim të arsyeshëm. Kompania ka zbuluar vendet se ku do të blihet ky telefon dhe çmimin.

Telefoni do të jetë në 16 tregje, duke filluar me Austrinë 350 euro, Belgjikën 350 euro, Kanadanë 400 dollarë, Danimarkën 2600 DKK, Finlandën 350 euro, Francën 350 euro, Gjermaninë 350 euro, Hong Kong-un 3000 HKD, Italinë 350 euro, Holandën 350 euro, Portugalinë 350 euro, Suedinë 3150 SEK, Tajvanin nuk ka njoftuar çmimi akoma, Britaninë 290 paund, SHBA-në 400 dollarë.

Telefoni vjen me një ekran 5.5 inç, procesori Snapdragon 801 SoC Snapdragon 801 SoC me qark 2.5GHz, 3GB RAM, bateri 3100mAh , 16GB/64GB hapësirë.

Ende nuk janë shfaqur imazhet e këtij telefoni.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat