Ja se si të shikoni se cilët folderë zënë më tepër hapësirë në Windows 8.1

Teknologji

Ja se si të shikoni se cilët folderë zënë më tepër hapësirë në Windows 8.1

Më: 17 prill 2014 Në ora: 01:37

Përveç veçorive të tjera të reja në përditësimin më të fundit Windows 8.1, Microsoft ka bërë edhe shtimin e një opsioni që tregon se cilat materiale janë duke shfrytëzuar më së tepërmi hapësirë në folderin tuaj fillestar dhe Recycle Bin.

Nëse dëshironi të shihni se çfarë është duke zënë shumë hapësirë në kompjuterin tuaj, mund të shkarkoni një analizues të shkëlqyer të hapësirës si WinDirStat dhe të merrni më tepër informacione të cilat mund të ju duhen. Por nëse dëshironi që vetëm të bëni një kontrollim të shpejt, Windows-i e ka një version bazik të kësaj të brenda-ndërtuar.

Vetëm shkoni tek ekrani fillestar dhe shkoni tek PC Settings, PC and Devices, Disk Space. Aty do të mund të shihni se sa hapësirë është duke u shfrytëzuar në folderin Music, Documents, Downloads dhe follderët e tjerë, duke përfshirë edhe Recycle Bin.

Nuk tregohet aq hollësishëm si me aplikacionin WinDirStat, por është gjë mjaft e dobishme të cilën mund ta shfrytëzoni pa pasur nevojë për softuerë të tjerë shtesë. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat