Guidë praktike për ata përdorues të iPhone që mendojnë të kalojnë në Android

Teknologji

Guidë praktike për ata përdorues të iPhone që mendojnë të kalojnë në Android

Më: 15 prill 2014 Në ora: 19:48

Adhuruesit e iPhone-ëve janë ndër fansat më besnikë, por Autoriteti i Android ka menduar të publikojë një guidë praktike për atë minoritet përdoruesish që mund të kenë interes të ndryshojnë sistemin e tyre dhe të kalojnë në Android.

Guida përmban 5 seksione të rëndësishme ku udhëzon përdoruesit si të transferojnë kontaktet, kalendarin, fotot, uebfaqet e preferuara dhe këngët nga iPhone-ët në pajisjet e tyre Android. Pjesa më e madhe e transferimeve mund të realizohen lehtësisht nëpërmjet shërbimit iCloud të Apple, i cili ruan kontaktet e iPhone-it, eventet e kalendarit dhe disa të dhëna të tjera të rëndësishme.

Në fakt, e vetmja pjesë ku nuk përmendet iCloud është tek rekomandimet për transferimin e fotove nga një iPhone në një pajisje Android, e cila mund të realizohet me ndihmën e një kablli USB duke përdor kompjuterin tuaj si ndërmjetës. Në guidë thuhet gjithashtu se edhe për transferimin e muzikës nuk është i nevojshëm iCloud pavarësisht se ky shërbim konsiderohet si mënyra kryesore për ruajtjen e këngëve të blera në iTunes.

Mesa duket, në qoftë se ndiqni ashtu si duhet këshillat e Autoritetit të Android kalimi nga iPhone në një smartfon të ri Android nuk është aq i komplikuar sa mund të tingëllojë. Guidën e plotë mund t’a gjeni duke klikuar http://www.androidauthority.com/how-to-transfer-from-iphone-to-android-ultimate-guide-363230/. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat