Amazon ka në stok orët inteligjente Gear Fit dhe Gear Neo

Teknologji

Amazon ka në stok orët inteligjente Gear Fit dhe Gear Neo

Më: 14 prill 2014 Në ora: 23:34

Mesa duket pritja përfundoi për ata që janë të entuziamuar për orët inteligjente të Samsung-ut. Amazon ka përditësuar uebfaqen e saj duke shfaqur Gear Fit në stok dhe në vetëm 1-2 ditë do të jetë gati për blerësit.

Edhe Gear Neo gjithashtu është në stok dhe gati për tu porositur, por Amazon tashmë raporton se nuk ka në stok prej pajisjes Gear 2. Disponueshmëria lajmërohet nga një raport i Android Central që thotë se Gear Fit, Gear Neo dhe Gear 2 kanë filluar të ofrohen për tu porositur.

Ora inteligjente Gear 2 është versioni më i fundit i orëve cilësore të Samsung, ndërsa Gear Neo është i përbërë nga një material plastik dhe nuk ka disa veçori si kamerën dhe vjen me një dizajn më shumë sportiv. Gear Fit është më interesanti nga të gjithë, i cili vjen më një ekran AMOLED dhe fokusim më tepër në dizajnin sportiv të tij.

Që të gjithë kanë gjeneratën më të fundit të teknologjisë AMOLED, dhe secila pajisje duket e pikturuar me ngjyra të mrekullueshme. Gear fit dhe Gear Neo janë që të dyja në Amazon me një çmim prej 199 dollarë. Gear 2 mund të ketë një çmim prej 299 dollarësh. Mund të porositen në Amazon.com: Samsung Galaxy Gear Fit ($ 199,00); Samsung Gear 2 Neo Smartwatch ($ 199,00); Samsung Gear 2 Smartwatch ($ 299.00). (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat