Flota amerikane prezanton destrojerin 3 miliardësh(Foto)

Teknologji

Flota amerikane prezanton destrojerin 3 miliardësh(Foto)

Më: 13 prill 2014 Në ora: 17:28

Flota detare amerikane prezantoi të shtunën destrojerin e saj të ri, që i përket një klase të re, e cila është projektuar për t’iu shmangur sa më shumë radarëve.


Sipas mediave, pavarësisht se është një anije gjigande, me një formë të re, ajo duket në radar sikur të ishte një peshkarexhë.


Anija mendohet se ka kushtuar më shumë se 3 miliardë dollarë.


Destrojeri do mbajë emrin e admiralit Elmo “Bud” Zumwalt.


Ai u bë i famshëm për mundësitë që u dha grave dhe minoriteteve gjatë kohës që drejtoi operacionet e flotës detare.


Zumwalt ishte edhe personi më i ri që ka marrë ndonjëherë këtë përgjegjësi.


Vajza e tij theu shishen e shampanjës, ndërkohë që qindra njerëz ishin mbledhur për të admiruar këtë mrekulli të shkencës.


Anija është më e gjatë dhe më e shpejtë se paraardhësit e saj dhe mban armë që shënjestrojnë objektiva deri 60 milje larg.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat