HTC raporton humbje prej 62 milionë dollarësh!

Teknologji

HTC raporton humbje prej 62 milionë dollarësh!

Më: 8 prill 2014 Në ora: 00:05

HTC ka publikuar rezultatet financiare për tremujorin e parë të vitit 2014, dhe nga numrat e prezantuar shihet se performanca e kompanisë është më e keqe sesa është pritur.
Kur HTC kishte prezantuar rezultatet e tremujorit të fundit të vitit 2013, kishte parashikuar që të hyrat e kompanisë do të arrinin në 1.12 deri në 1.18 miliardë dollarë për tre muajt e parë të vitit 2014.

Ndërsa tani rezultatet e pa-audituara të kompanisë shfaqin një total prej 1.09 miliardë dollarëve, dhe humbje neto prej 62 milionë dollarësh.

Këto të dhëna janë në trend negativ kur krahasohen me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur HTC kishte arritur në 1.4 miliardë dollarë të hyra dhe 2.5 milionë dollarë fitim neto.

Megjithatë, shifrat e prezantuara nuk e reflektojnë shitjen e modelit të ri të telefonit HTC One (M8), i cili është lansuar në fund të tremujorit të parë të vitit.

Prandaj HTC shpreson që performanca e saj të rritet me modelet e reja si HTC One (M8) dhe Desire 816, i cili është pritur shumë mirë në tregun më të madh mobil në botë, atë kinez.

Për tremujorin e dytë të vitit, HTC parashikon rritje dhe gjenerim të fitimit neto, pasi që shitjet e muajit mars kanë qenë në rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat