Fiat 500L Beats Edition

Teknologji

Fiat 500L Beats Edition

Më: 7 prill 2014 Në ora: 01:56

Njihuni me Fiat 500L Beats Edition, versioni më luksoz i makinave, “Multi purpose Vehicle”, i cili u paraqit në panairin e makinave të këtij viti në Gjenevë. Bazuar në versionin “trekking”, Beats Edition në një masë më të madhe koncentrohet në ngasjen në asfalt me një listë të gjatë të modifikimeve shtesë.

Ndryshimet më të rëndësishme kanë të bëjnë me projektimin, kështu që Beats Edition është i vetmi model 500L në ofertë që ofron një kombinim dyngjyrësh, një ngjyrë të zezë dhe një gri, me version të thjeshtë apo me shkëlqim. Ka edhe ngjyrën e kuqe si shtesë në disa pjesë të frenave, e cila iu jep një pamje të veçantë fellneve speciale me aliazh prej 17-inç.

Ngjashmëria mund të shihet edhe në enterier, me ulëse të zeza dhe logon e kuqe të kompanisë dhe ky model ofron një kontroll standard automatik të klimës, shtatë zmadhues të zërit dhe sistemin audio prej 520 vat, të cilat janë marrë direkt nga versioni “trekking”. Ky model ka ende një plastik të lirë në disa vende, por në fakt, enterieri është shumë i kënaqshëm dhe i një cilësie të mirë në klasën e tij.

Beats Edition debuton me dy motorë të ri për linjën 500L, kurse të dy motorët kanë nga katër cilindra dhe zhvillojnë 118 KF. Motori me benzinë 1.4l, zhvillon 215 Nm momente rrotulluese, ndërsa ai me naftë 1.6l zhvillon 320 Nm momente rrotulluese në vetëm 1.750 RPM. Në ofertë do të përfshihen edhe dy motor tashmë të njohur, njëri motor 0.9L TwinAir me dy cilindra dhe 104 KF, si dhe një version më i dobët i motorit me naftë 1.6L.

Prodhuesi italian i makinave pret që shumica e klientëve të përcaktohen për një motor me naftë me konsum të kombinuar të karburantit që është 4.6 litra në 100 kilometra . Megjithatë, modeli i ri mund të jetë krenar për nga performanca e shkëlqyer, me përshpejtimin deri në 100 km/h, për 10.7 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 187 km/h.

Me një çmim fillestar prej 21.700 euro (rreth 29.800 dollarë ) për versionin me naftë, Fiat 500L Beats Edition është gjithashtu pak më i lirë sesa rivali kryesor Mini Countryman Cooper SD, por në fund të fundit, zgjedhja bie mbi shijet e konsumatorëve. Për ata që duan një MPV më dinamik, përfaqësuesi britanik është definitivisht më i mirë, por nga ana e rehatisë, modeli 500L del si fitues.

Megjithatë, blerësit me siguri nuk do të zhgënjehen pa marrë parasysh se cilin model e zgjedhin. Deri më tani janë këto gjërat që i dimë për këtë model, dhe për të do të dihet më shumë në ditët në vijim kur do të gjendet edhe në tregjet e shumicës së vendeve të botës.

1. Shpejtësia

Modeli i ri mund të jetë krenar për nga performanca e shkëlqyer, me përshpejtimin deri në 100 km/h, për 10.7 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 187 km/h

2. Harxhimet

Prodhuesi italian i makinave pret që shumica e klientëve të përcaktohen për një motor me naftë me konsum të kombinuar të karburantit që është 4.6 litra në 100 kilometra

3. Enterieri

Ky model ka ende një plastik të lirë në disa vende, por në fakt, enterieri është shumë i kënaqshëm dhe i një cilësie të mirë në klasën e tij

Motori

Beats Edition debuton me dy motorë të ri për linjën 500L, kurse të dy motorët kanë nga katër cilindra dhe zhvillojnë 118 KF

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat