NASA krijon kirurgun robot që do të punojë në hapësirë

Teknologji

NASA krijon kirurgun robot që do të punojë në hapësirë

Më: 7 prill 2014 Në ora: 01:48

Robonauti 2 u krijua dhe u ndërtua në “Qendrën Hapësinore Johnson në NASA”, në Hjuston të Teksasit. Ai ka tiparet e kirurgut perfekt të hapësirës. Humanoidi është dërguar tashmë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, ndërkohë që problemi i vetëm i momentit janë aftësitë e tij motorike deri diku rudimentare.

Në fakt, ai nuk mund të ecë në gravitet zero, mirëpo NASA ka shpresa të mëdha për të rekrutuarin e ri dhe teknikat e zhvilluara nga një ekip në tokë, tregojnë se makineria mund të kryejë operacione për të shpërtuar jetë.

Plani i krijuesve është ta përdorin Robonautin si një mjek të telemjekësisë në zonat e largëta. Robonauti nuk është i vetëm, pasi janë edhe katër versione të tjera androide që po zhvillohen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat