Google shton mbi 400 000 km rrugë në Street View

Teknologji

Google shton mbi 400 000 km rrugë në Street View

Më: 12 tetor 2012 Në ora: 14:23

Google sapo ka lançuar përditësimin më të madh të Street View deri më tani, duke shtuar mbi 400 000 km rrugë nga e gjithë bota në koleksionin e tij të hartave.

Përditësimi rrit mbulimin e Street View në shtete si: SHBA, Kanada, Britani e Madhe, Itali, Suedi, Danimarkë, Norvegji, Tajvan, Singapor, Tailandë dhe Makau.

Për më tepër, u prezantua edhe një koleksion i ri në disa shtete që përfshijnë Afrikën e Jugut, Japoninë, Spanjën, Francën, Brazilin dhe Meksikën.

Pikat e reja të Street View përfshijnë memorialin Chiang Kai-shek në Tajvan, parkun Fort Canning në Singapor, kështjellën Elsinore në Danimarkë, pallatin Catherine dhe manastirin Ferapontov në Rusi, parkun Stanley në Vankuver etj. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat