Microsoft-i pretendon shkelje të të drejtave të autorit

Teknologji

Microsoft-i pretendon shkelje të të drejtave të autorit

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 11:03

Ndërmarrjet rregullisht i kërkojnë Google që t’i ndalojë së paraqituri uebfaqet në makinën e vet kërkuese sepse ato ose janë duke poseduar në mënyrë të jashtëligjshme material të mbrojtur me të drejta të autorit ose të dërgojnë tek këto materiale.

Ende shumë nga këto sisteme janë automatizuar, duke nënkuptuar që ato nuk marrin një kontroll përfundimtar nga sytë e njeriut dhe gabimet ndodhin.

Akti për të Drejtat e Autorit në Mileniumin Digjital (DMCA) vjen nga Microsoft-i dhe është mjaft zbavitëse që kësaj radhe është duke u kërkuar. Ju mund të shihni të plotë “Kërkesën DMCA të Microsoftit për Google” në Chilling Effects.

Redmond së fundi i kërkoi Mountain View që të kufizojë AMC Theatres-in, BBC-në, Buzzfeedin, CNN-in, Huffington Post-in, TechCrunch-in, RealClearPolitics-in, Rotten Tomatoes-in, SciVerse-in, Washington Postin-in, Wikipedia-n, madje edhe vetë faqen e qeverisë amerikane. Në dokument, Microsoft-i bën një ankesë për shkelje të të drejtave të autorit për Office 2010 (587 lidhje), Office 2007 (155 lidhje), Windows 8 beta (66 lidhje), Office 2013 (33 lidhje) dhe shumë të tjera, duke përfshirë softuer e po ashtu edhe për video lojëra për Xbox 360.

Gabimi duket të jetë në seksionin për Windows 8 beta; të paktën 27 nga 66 lidhjet duket të jenë të ligjshme dhe të jenë shënjestër vetëm për shkak se ato i referohen numrit 45.

Microsoft-i ishte ankuar që në korrik të këtij viti

Ja lista e lidhjeve që besohet se është legjitime: RTP, BBC 1, BBC 2, Optics InfoBase, BBC 3, 570 News, CBS, The Washington Post, Pasadena Sun, CNN, EPA,UPI, Wikipedia 1, Wikipedia 2, Wikipedia 3, TechCrunch, ECLKC , Digital Point,RealClearPolitics, SciVerse, BBC 4, The Huffington Post, Wikipedia 4, AMC Theatres,BuzzFeed, Rotten Tomatoes, Carbonite Addon.

Kjo kërkesë ishte bërë më 27 korrik të vitit 2012. Derisa nuk është e qartë për sa kohë Google bën bllokimin e faqeve, ajo që mund të themi është që shumica e lidhjeve janë sërish në dispozicion në makinën kërkuese të Google.

Sidoqoftë, disa faqe si lidhjet tek AMC Theatres dhe RealClear Politics nuk janë me fat të tillë. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat