Sipas disa analistëve, Google respekton ligjin antitrust

Teknologji

Sipas disa analistëve, Google respekton ligjin antitrust

Më: 9 tetor 2012 Në ora: 11:01

Praktikat e biznesit të kërkimit të Google, për momentin duke qenë nën shqyrtime nga rregullatorët përreth botës, u mbrojtën gjatë kësaj jave në një letër nga gjykatësi i ish-gjykatës federale për ankesat Robert H. Bork dhe J. Gregory Sidak, që është kryetar i Criterion Economics.

Në një raport prej 29 faqesh (PDF), autorët thonë që pohimet nga kundërshtarët e Google që praktikat e saj të kërkimit shkelin ligjin për antitrust “kundërshtojnë praktikat e botës reale në kërkim”.

Këto pohime, sipas Bork dhe Sidak, “demonstrojnë përpjekjet e garuesve për të konkurruar jo nga investimi në efikasitet, cilësi ose inovacion, por duke përdorur ligjin antitrust për të ndëshkuar konkurruesin e suksesshëm.”

Bork dhe Sadik: Praktikat e punës së Google janë konkurruese

Autorët e mbrojtën kërkimin dhe algoritmin e Google duke thënë që ato nuk janë të padrejta në asnjë mënyrë; ato janë thjesht pjesë e praktikave më të suksesshme konkurruese të gjigantit të kërkimit.

“Ndëshkimi i Google për të qenë sfiduesi më efikas i kërkimit do të dëmtonte konsumatorët dhe do të kundërshtonte qëllimet e njohura të ligjit të antitrustit,” shkruan Bork dhe Sidak. Kjo do të vendoste një rekrutim në “sfidën dinamike” ekzistuese në tregun e kërkimit online, thonë ata.

Duke kufizuar sfida të tilla do të bëhej dëmtimi i konsumatorëve dhe reklamueseve.

“Intervenimi i antitrustit që do të ndalonte ose kufizonte praktikat e Google do të ndëshkonte dhe kështu do të frenonte inovacionet për rritjen e mirëqenies që e kanë bërë Google një sfidues konkurrues,” -deklaruan ata.

“Përdorimi i këtillë i ligjit të antitrustit do të dobësonte sfidën dinamike, teksa ndërmarrjet e suksesshme online do të duhej të shqetësoheshin rreth të qenit të ndëshkuar për të qenë fitues.” (PC World Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat