Rikthehet Winamp

Teknologji

Rikthehet Winamp

Më: 20 maj 2024 Në ora: 10:44
Foto ilustrim

“Playeri” i njohur po bëhet me version të ri, kurse në krijimin e tij janë duke kontribuar edhe zhvilluesit.

Winamp ka njoftuar se po hap kodin e tij burimor, dhe po fton zhvilluesit të marrin pjesë në përmirësimin e versionit Windows të këtij “playeri” muzikor.

Nga kompania theksojnë se do të japin dritën e gjelbër, kur bëhet fjalë për atë që do të zbatohet në versionin zyrtar të “playerit”.

Për momentin nuk dihet nëse do të përdorin licencë me kod të hapur, e as për cilën licencë bëhet fjalë nëse vendosin për atë opsion.

Winamp njoftoi më parë se një version celular i aplikacionit pritet në korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat